AKTUALITET, 7 Prill 2025, 23:30

Elena Kocaqi: Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen në një federatë, nuk na pengon askush

Elena Kocaqi: Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen në një

Elena Kocaqi, kryetare e partisë së re Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH), e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë një bashkim federativ dhe për këtë nuk i pengon askush.

“Në lidhje me Shqipërinë ne mendojmë se është juridikisht e pranueshme dhe e lejueshme që të kemi një bashkim federativ me Kosovën, sepse këto janë bashkime shtetesh të pavarura, ose autonome të njohura me ligj ndërkombëtar, ty për këtë nuk të pengon askush. E dini pse na duhet një politikë energjitike me Kosovën? E dini se sa humbet Shqipëria dhe Kosova, që ata prodhojnë energji me termocentral, ne me hidrocentral dhe nuk i shkëmbejmë?

Në programin tonë ne kemi edhe një bashkim federativ me Kosovën, pra që ne e shikojmë edhe atë pjesë të Shqipërisë”- tha Kocaqi.