AKTUALITET, 31 Gusht 2024, 14:15

Vjosa Osmani takohet me homologun çek, diskutojnë për forcimin e partneritetit

Vjosa Osmani takohet me homologun çek, diskutojnë për forcimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin çek, Petr Pavel, takim për të cilin Osmani tha se ishte takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se temë e takimit ishte forcimi i partneritetit mes të dyja vendeve.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.

Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani.