AKTUALITET, 31 Gusht 2024, 08:54

Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira të lehta, si do të ndryshojnë

Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthjellët por mund të ketë vranësirash të lehta në disa pjesë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 5 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 1-2 ballë.