TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pesë ditë pas atentatit të dështuar ndaj Altin Halilit në Berat, policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët e autorit që tentoi të kryente vrasjen.
Policia thotë se në pranga është vënë një 48-vjeçar, i identifikuar me inicialet I.T., i cili dyshohet se ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.
Nderkohe grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit.
Identifikohet, kapet dhe ndalohet, shtetasi që largoi nga vendi i ngjarjes ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga 48-vjecari A. H.
Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.
Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.
Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.