AKTUALITET, 31 Gusht 2024, 11:09

Dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale në Itali, prangoset 28-vjeçari

Dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale në

Një 28-vjeçar me inicialet A.Ll, është arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimin në Itali.

I riu nga Puka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale për trafikun e lëndëve narkotike.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 15”, kapi në Lezhë dhe vuri në pranga shtetasin A. Ll., 28 vjeç, i lindur në Pukë.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave  të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.