TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Elbasan janë konfirmuar zyrtarisht edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit” duke e çuar në total në 5 numrin e të prekurve në Qarkun e Elbasanit.
Sipas burimeve zyrtare tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht në Bashkinë e Cerrikut, një 84-vjeçar, në Njësinë Administrative Papër, një 73-vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan, një 60-vjeçar.
Sipas burimeve zyrtare, të prekurit nga virusi “Ethet e Nilit” po mbahen në mbikqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan. Aktualisht gjendja e të gjithë të prekurve nga ky virus paraqitet e qëndrueshme dhe pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.
Në Qarkun e Elbasanit në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë po gjatë këtij muaji u identifikuan rastësisht dy raste me virusin “Ethet e Nilit”. Fatmirësisht ata rezultojnë të shëruar.
Aktualisht pas alarmit të krijuar nga shfaqja e këtij virusi në Qarkun e Elbasanit,
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me institucionet e tjera kanë marrë të gjitha masat dhe kanë kryer dezinfektimet e zonave ku janë identifikuar persona të prekur nga virusi “Ethet e Nilit”.