AKTUALITET, 29 Tetor 2025, 10:16

Vizita turistike në Kalanë e Beratit që u kthye në tragjedi/ “Vetëm e preku kalin”, dëshmojnë familjarët e viktimës: Autori e goditi papritur me thikë

Vizita turistike në Kalanë e Beratit që u kthye në tragjedi/

Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat, të cilët kishin vajtur për turizëm në Kalanë e qytetit, ndërsa gjithçka u kthye në tragjedi.

Gazetarja Eneida Petova raporton se familjarët e viktimës, Keli Hoxha, kanë deklaruar në polici se konflikti nisi vetëm sepse viktima kishte prekur kalin me dorë.

Ata theksojnë se familjari i tyre nuk e ka sharë apo ofenduar autorin, por është goditur papritur, pasi i kishte thënë vetëm: “S’ka asgjë të keqe.”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, ku pas një debati për motive të dobëta, 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha) ka goditur me mjet prerës 42-vjeçarin Keli Hoxha, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori u lokalizua dhe u arrestua në lagjen Kala, pranë Tabjes, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.