TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e nesërme.
Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington.
Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh.
Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë.
Vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në uashington shefi i qeverise pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.