AKTUALITET, 17 Shkurt 2026, 11:03

Vendimi/ Plagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vendimi/ Plagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir

Gjykata e Tiranës ka lënë burg Erisjaldo Gjutë, të dashurin e 18-vjeçares, Natalia Murati  e cila tre ditë më parë u plagos me armë zjarri në dhomën e hotelit “Gjuta” në zonën e Saukut në Tiranë.

Ndërkohë është liruar Valdimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit si dhe nëna e tij, Mirvete Gjuta, ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

I dashuri i 18-vjeçares akuzohet për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë në kërkim janë Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

NGJARJA

18-vjeçarja u plagos me armë zjarri në hotel Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë, në dhomën e hotelit në pronësi të familjes së të dashurit të saj, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (14 shkurt).

Policia ka arrestuar 2 nga pronarët e hotelit, ndërsa 2 anëtarë të familjes Gjuta vazhdojnë të jenë në kërkim.

Pasi 18-vjeçarja ka mbërritur në spital, policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka zbuluar se ngjarja ka ndodhur të Hotel Gjuta, duke çuar në arrestimin e pronarëve Vladimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit me të cilin vajza kishte raport intim, dhe Mirvete Gjuta, nëna e tij, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në kërkim u shpallën Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit, kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.