TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn ka mbërritur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ku është pritur në takim ne kryetari i Parlamentit Niko Peleshi.
Takimi vjen një ditë pasi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist, ku parashtroi projektligjin e ri që parashikon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri si dhe 6 subjekte të tjera duhet të përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra.
Socialistët me në krye kryeministrin Rama, bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së.
Ndryshimet ligjore të propozuara, vijnë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi për mungesë kuorumi pretendimet e Ramës se pezullimi i Belinda Ballukut nga Gjykata e Posaçme ishte shkelje e kushtetutës.
Sakaq, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku!
Ditën e nesërme, Nancy VanHorn do të zhvillojë gjithashtu dhe një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.