AKTUALITET, 10 Korrik 2026, 22:53

Vijon marshimi, protestuesit ndalen para Rrugës së Ambasadave, aktivisti: Të kërcënuarit të denoncojnë rastet

Vijon marshimi, protestuesit ndalen para Rrugës së Ambasadave,

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa ndalesa e radhës ka qenë pranë zonës së Rrugës së Ambasadave.

Gjatë tubimit, aktivisti Visar Dalipi, përmes një megafoni, u bëri thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të denoncojnë rastet e tyre. Ai deklaroi se çdo person që ndihet i kërcënuar duhet të drejtohet pranë ambasadave për të paraqitur shqetësimet e tij.

“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh Dalipi.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës ishin: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

Marshimi ka vijuar në atmosferë proteste, me qytetarët që mbajnë pankarta dhe kërkojnë ndryshime politike.