AKTUALITET, 10 Korrik 2026, 21:30

41 ditë rezistencë te kryeministria, nesër lajmërohet protestë mbarë kombëtare! Thirrje për të bojkotuar koncertin e Kanye West

41 ditë rezistencë te kryeministria, nesër lajmërohet

Në të njëjtën ditë me koncertin e këngëtarit amerikan Kanye West, në Tiranë është thirrur protesta e radhës mbarë kombëtare duke shënuar dhe ditën e 42 të rezistencës.

41 ditë rezistencë te kryeministria, nesër lajmërohet

Gjatë ditëve të fundit, nga protestuesit në bulevard, ka pasur reagime kundër financimit prej 4 milionë eurosh që qeveria ka bërë për zhvillimin e këtij aktiviteti, me argumentin se ato para mund të financoheshin në shëndetësi e të tjerë sektorë jetik. Thirrjet janë për bojkot të protestës.

41 ditë rezistencë te kryeministria, nesër lajmërohet

“Nuk shpërndan bukë për popullin pro bileta falas. Ata menduan se ky popull do e hante këtë rrenë por rinia e nori në sipërfaqe dhe e denoncoi duke e bojkotuar këtë cirk. Shqiptarët janë këtu në shesh për të kërkuar t drejtat e tyre, për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe nuk ka më cirk me bileta falas”, tha protestuesi.

Nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, protestuesit kanë vijuar me të njëjtat mesazhe e thirrje, për largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, si dhe për atë të opozitës.