AKTUALITET, 13 Mars 2025, 09:14

'11 maji'/ Rama ironizon listat e PD: Jam mërzitur shumë, u lanë në det të hapur Kujtim Gjuzi dhe gjeli i detit të Peqinit

'11 maji'/ Rama ironizon listat e PD: Jam mërzitur shumë, u

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, duke thënë se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.

Me ironi, kreu i qeverisë thotë se Kujtim Gjuzi është përfaqësuesi me dinjitoz i Shqipërisë madhështore.

Rama: Jam i mërzitur se kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore.

Kujtojmë që deputeti demokrat Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike në Elbasan, duke e detyruar atë të largohet dhe t’i bashkohet koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”

Sipas listës së depozituar në KQZ, Dashnor Sula është listuar i fundit në qarkun e Elbasanit, duke u future në këtë mënyrë në garë për të marrë një mandate deputeti në 11 Maj.