AKTUALITET, 13 Mars 2025, 09:24

'11 maji'/ Kandidatët e PS, Rama: I kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për hapjen brutale të partisë Ja pse në Vlorë e kemi përmbysur

'11 maji'/ Kandidatët e PS, Rama: I kemi shfrytëzuar listat

Një ditë pasi Rama bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet, sot kreu i PS dhe kryeministri Rama ka sqaruar strategjinë që kanë përdorur me listat e hapura dhe të mbyllura.   

Sipas kryeministrit Rama “listat e hapura dhe partia e mbyllur do të thotë që në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ dhe konsumi i energjisë dhe konsumi i kohës që partia të hapet, që në gjithë territorin të ketë gatishmëri ndaj atyre që duan të behën pjesë e saj është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është mediokër”.

Ai u shpreh se listat e mbyllur i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë. Ndërsa mori disa shembuj u ndal tek Vlora, që sipas tij i eshte dhene nje oferte që ata mos mendojne se partia eshte e mbyllur.

“Për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitet e brendshme në territor janë të tilla që e pengojnë hapjen ne duhet ta imponojmë në një moment kyç.

Ta imponojmë duke i thënë mundësi të rinjve që ndryshe nuk do hynin dot. PS nuk është qëllim, por është instrument.

Një shembull tjetër është Vlora. Unë gjithmonë kam menduar se në Vlorë nuk e marrim maksimumin, por unë besoj që vlonjatet do të na e jepnin nëse do ti jepnim atyre atje në Vlorë një ofertë që nuk ju sjell në mendje mbylljen. Partinë e mbyllur, partine e disave që kthehet në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuar. Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur listën që kishim, për ti dhënë një ofertë më komplekse dhe për të dhënë një mesazh që kjo parti nuk është e jona, por edhe e juaja”, u shpreh kryeministri, i cili tregoi edhe nje konflikt me kandidaten e Vlores, Erjona Ismaili.

Rama komenton listën me 186 kandidatë të PS, ndërsa theksoi se në lista të mbyllura kanë vendosur figura të reja politike. Rama thotë se i kanë shfrytëzuar listat e mbyllura për hapjen e partisë.  

“Skuadra jonë kombëtare është diçka komplet tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes qysh nga viti i shkuar në shtator. Kur kemi vendosur drejtuesit politikë të qarqeve, fillojnë dhe bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me aktorë dhe faktorë për të evidentuar kandidaturat më të përshtatshme dhe të mundshme. Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Kemi rilancuar platformën deputeti që duam, e bëmë të parën provë në 2021, ishte hera e parë, patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi, dhe nga ky seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dhanë mundësinë të hyjnë në terren dhe të punojnë në terren. Platforma na ka sjellë një risi të madhe.

Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitete e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizatave janë të tilla që e pengojnë hapjen, ne duhet ta imponojmë në një moment kyç, duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do të futeshin dot”, tha Rama.