AKTUALITET, 13 Mars 2025, 09:30

Kurbin/ Operacion gjatë natës: Efektivët qëllohen me armë zjarri, plagoset një prej tyre. Autori tentoi të arratisej

Kurbin/ Operacion gjatë natës: Efektivët qëllohen me

Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, pasi blutë kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve një person që dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona janë vënë në pranga.

Incidenti është regjistruar gjatë natës, ndërsa policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me rastin.

Nderkohe jane raportuar detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në Lezhë.
Mësohet se autori dhe i plagosuri ishin ulur për të konsumuar një kafe në një konflikt të c çastit

Ka marrë automjetin për tu larguar por policia ka qenë pranë dhe në tentativë për tu larguar ka përplasur automjetin e policisë. Ku më pas edhe është arrestuar.

Ka rezultuar që personi i arrestuar kishte precedentë penalë dhe ishte i shpallur në kërkim.

Në automjet iu gjetën arma dhe municione ushtarake.