AKTUALITET, 13 Shkurt 2022, 22:16

VIDEO/ Tërhoqën zvarrë nënën e të arrestuarit, pezullohen dy policë në Lushnjë

VIDEO/ Tërhoqën zvarrë nënën e të arrestuarit,

Policia ka pezulluar dy efektivë, të cilët u filmuan në kamera duke nxjerrë zvarrë një grua jashtë komisariatit të Lushnjës.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur njëri prej efektivëve e nxjerr gruan jashtë ambienteve të komisariatit, duke e tërhequr, teksa ajo bërtet dhe qan. Vendimin për pezullimin e efektivit dhe oficerit të patrullës së përgjithshme e mori vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, thotë Policia, pas njoftimit që ka marrë nga drejtori i Policisë Lushnjë.

Policia tha se gruaja kërkonte të futej në komisariat pasi Policia kishte arrestuar djalin e saj, një 21-vjeçar i cili kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të dhënë kundër tij për “dhunë në familje”. Ai gjithashtu ishte konfliktuar me një 35-vjeçar, po nga Lushnja, të arrestuar për “plagosje” nga Policia.

“Gjatë kohës që shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit M. V., në Komisariat, shtetasja R. M. (nëna e shtetasit M. V.) ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe është nxjerrë jashtë nga efektivët e Policisë.

Me qëllim pasjen e një hetimi disiplinor sa më objektiv, Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit e Policisë F. H., me detyrë specialist informaconi dhe Sh. S., oficer i patrullës së përgjithshme, si dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor”, – tha policia. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)