AKTUALITET, 13 Shkurt 2022, 16:55

Bllokohet skafi në Sarandë, vihen nën hetim dy vëllezër

Bllokohet skafi në Sarandë, vihen nën hetim dy vëllezër
Foto ilustrim

Një mjet lundrues skaf 4.5 metra është bllokuar nga policia ditën e sotme në zonën e Ksamilit.

Policia bën me dije se janë vënë nën hetim dy vëllezër, për shkak se janë gjetur pa dokumentacion të rregullt.

Ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës për veprime të mëtejshme dhe deri më tani akuza për të cilën po hetohen është “Peshkimi i ndaluar”.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës. Procedohen penalisht 2 vëllezër.

Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf).

Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.