AKTUALITET, 13 Shkurt 2022, 18:32

Xhixho: Dhuna ndaj grave në shifra alarmante në vitin 2021

Xhixho: Dhuna ndaj grave në shifra alarmante në vitin 2021

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka reaguar me shifra alarmante në lidhje dhunën ndaj grave në vitin 2021, duke e theksuar se  gjatë pandemisë u rrit diskriminimi me bazë gjinore, po ashtu ngacmimet seksuale në vendin e punës.

"Dhuna ndaj grave në shifra alarmante në vitin 2021. Qeveria përfaqesimin e grave në vendimarrje e përdor vetëm për makiazh".

Postimi i plotë

Dhuna ndaj grave në shifra alarmante në vitin 2021. Qeveria përfaqesimin e grave në vendimarrje e përdor vetëm për makiazh.

- Sipas programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, dhe Rrjeti i Grave Shqiptare në Shkencë pabarazia u thellua gjatë pandemisë.

- Në vitin 2021 janë regjistruar dhe ndjekur 1 mijë e 489 raste të dhunës në familje, pra një rritje afro 50 % krahasuar me vitin 2018-2020.

-Në vitin 2021 ka një shtim të dukshëm të dhunës ndaj grave, madje u regjistrua një numër i lartë i grave të vrara nga bashkëshortët ose anëtarë të tjerë të familjes.

Gjatë periudhës dy vjecare të pandemisë u rrit diskriminimi me bazë gjinore, po ashtu ngacmimet seksuale në vendin e punës.

Qeveria nuk zgjodhi të mbeshtesë financiarisht apo me shërbim shëndetsor gratë e vajzat apo qytetarët gjatë pandemisë por ishte e shqetësuar për të dhënë tendera sekretë dhe të paguante inceneratorët.

Përfaqesimi në rritje i grave në politik apo në vendimarrje nuk është përkthyer absolutisht në një situatë më të mirë të barazisë gjinore në vendin tonë duke deshmuar me fakte se gratë janë thjesht në funksion të makiazhit të kësaj qeverie e propagandës .