AKTUALITET, 13 Shkurt 2022, 20:02

47-vjeçari u vra në ambientet e lokalit/ Policia del me njoftim zyrtar, si ndodhi krimi në Shkodër

47-vjeçari u vra në ambientet e lokalit/ Policia del me njoftim

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen që ndodhi sot rreth orës 19:15 në fshatin Grudë e Re.

“Blutë” bëjnë me dije se Prek Tonaj, 47 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Viktima ka qenë punonjës i Ujësjellës- Kanalizimeve.

Viktima është arrestuar një herë në vitin 2011, pasi së bashku me dy persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Ishte policia e Shkodrës që në atë kohë bëri të mundur parandalimin e vrasjes duke arrestuar Prek Tonajn, N.T.dhe N.P.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.