AKTUALITET, 13 Shkurt 2022, 16:53

Aksident në hyrje të Kuçovës/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, njëri përfundon në kanal

Aksident në hyrje të Kuçovës/ Dy mjete përplasen me

Një aksident është regjsitruar në hyrje të qytetit të Kuçovës, në Meteor.

Dy automjetet, njëri tip "Golf" me targa AB 721 AP dhe tjetri "Seat Ibiza", m targa AA 466 GC,janë përplasur dhe si pasojë e goditjes, mjeti Seat Ibiza ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në kanal.

Mësohet se mjetet kanë qënë duke qarkulluar në të njëjtin sens, por ende nuk dihet se si ka ndodhur goditja mes tyre,pasi në momentin e aksidentit ka qënë duke rënë një breshër i fortë.Fatmirësisht aksidenti ka shënuar vetëm dëme të mëdha materiale,ndërkohë që çifti që ndodhej në mjetin tip Golf dhe drejtuesi i mjeti tip Seat kanë dalë pa lëndime nga mjetet.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore,që po kryejnë edhe kryqrjen e vendit të aksidentit,për të zbuluar edhe dinamikën e tij.Burimet policore në vendngjarje nuk konfirmojnë ende se cili prej mjeteve ka shkaktuar aksidentin,ndërkohë që mendohet se shkak mund të ketë qënë edhe koha e keqe dhe lagështira në rrugë,edhe pse nuk përjashtohet edhe shpejtësia me të cilën kanë qënë duke qarkulluar të dyja mjetet.

Aksident në hyrje të Kuçovës/ Dy mjete përplasen me