AKTUALITET, 26 Shtator 2025, 13:27

VIDEO/ SPAK e mori të pandehur, kryebashkiaku Erion Isai shkon në Kuvend i veshur sportiv

VIDEO/ SPAK e mori të pandehur, kryebashkiaku Erion Isai shkon në

Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai, është shfaqur sot në Kuvend i veshur sportiv me atlete dhe t-shirt. Kjo ndodh pasi SPAK e mori zyrtarisht si të pandehur për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumetash.

Ende nuk dihet arsyeja përse Isai, ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit.

Ndaj tij dhe 7 zyrtarëve të tjerë janë ngritur  akuza që kanë të bëjnë me projekte publike, këtu përfshihet dhe tenderi i rrugës Korçë–Ersekë dhe një projekt ujësjellësi.

Kujtojmë se Erion Isai drejton Bashkinë e Kolonjës prej vitit 2019, kur socialistët vendosën t'i besonin aktorit të humorit, ndërsa në vitin 2023 ai arriti të siguronte dhe një mandat të dytë për bashkinë e vogël në juglindje të vendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)