TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Politikani Fatbardh Kadilli i ftuar në një emision televiziv, analizoi atë që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare.
I pyetur se cila ishte simbolika ku Rama veprimin e parë që bëri në qeverinë e re ishte firmosja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Kadilli tha se kjo tregon një mentalitet komunist, i cili ndodhi rëndom edhe në krahun e PD duke nënkuptuar largimin e Lulzim Bashës nga Sali Berisha.
Sipas tij ky është rasti kur mbreti e rrit princin dhe më pas e vret.
"Një nga veprat më interesatnte të Kadaresë ku zkonisht një pirnc vret mbretin dhe bëhet mbret, ka dhe një gjetje tjetr që mbreti e rrit vetë princin dhe vret, këtë bën komunizmi, këtë bëri Enver Hoxha. Kjo i ndodhi dhe Erjon Velisë, kjo ka ndodhur dhe andej nga kampio jonë. Kjo është kukturë komplet komuniste.
E dyta pse e bëri ai është ti jepte një shans kandidatit të vet në një moment që opozita është pa busull. PD sot më kujton PR-në e 2005-sës. Kishte 11 mandate po jo 11 kryetarë degësh. Këta kanë 50 mandate dhe jo 50 kryetarë degësh, se njëri është në SHBA ka marrë Green Card." - u shpreh Kadilli.