AKTUALITET, 26 Shtator 2025, 12:48

Ekzekutimi i Klevis Lleshit në vitin 2020, arrestohen dy persona! Në kërkim porositësi dhe një tjetër

Ekzekutimi i Klevis Lleshit në vitin 2020, arrestohen dy persona! Në

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë është në kërkim për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020.

Në pranga është vënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka,  të dy 31 vjeç të cilet dyshohen për veprën penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjesim kufome, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar kriminal.

Në kërkim është shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç dhe Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njëjtat akuza. Vrasja makabre u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në SkyEcc.

 Mbi katërshen në fjalë rëndojnë disa akuza për veprat penale "vrasje për gjakmarrje", "fshehje dhe asgjësim kufome", "pastrim i produkteve të veprës penale", "grup i strukturuar  kriminal" dhe "vepra penale te kryera nga grupi strukturuar kriminal".

Po ashtu mësohet se SPAK ka arritur të zbardh vrasjen e Lleshit, i cili u rrëmbye në afërsi të Pallatit të Sportit në qytetin e Burrelit dhe eshtrat ju gjetën në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, duke u bazuar edhe tek komunikimet mes të dyshuarve në platformën Sky ECC.

Ekzekutimi i Klevis Lleshit në vitin 2020, arrestohen dy persona! Në