TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, inspektuan kantierin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa.
Ky projekt është në fazën e rindërtimit, e do të vazhdojë në tre faza, si një vepër shumë e rëndësishme jo vetëm nga ana infrastrukturore por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmit që po merr zona.
“Është një nga akset e shumkërkura të cilit i erdhi radha dhe i cili do jetë një aks me profil turisti edhe për shkak të këtij territori ku kanë filluar të lindin agroturizmat dhe ku ne besojmë shumë se zhvillimi i agroturizmit do jetë shumë pozitiv dhe për ekonominë e kryeqytetit dhe për ekonominë familjare këtu. Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 30 % e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4,8 kilometrash, ndërsa projekti parashikon kthimin e këtij aksi në parametrat e kategorisë C.”, tha Rama.
Punimet janë fokusuar nga dalja e Urës së Beshirit, ku ka përfunduar procesi i gërmimeve në trupin e rrugës, si dhe është bërë e mundur spostimi i linjave elektrike dhe atyre të ujësjellësit, si dhe sistemimi i ujërave të zeza. Aksi rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa ka një gjatësi prej 27,4 kilometra. Investimi ka një 734 milionë lekësh."