AKTUALITET, 1 Prill 2025, 13:05

'11 maji'/ Berisha mbledh sot në selinë e PD drejtuesit politikë dhe krerët e degëve, zbardhet porosia që do t’u lërë strukturave

'11 maji'/ Berisha mbledh sot në selinë e PD drejtuesit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh sot në seli në orën 18:30 drejtuesit politikë të PD dhe krerët e degëve.

Gazetari Osman Stafa raporton se në takimin e sotëm pritet të diskutohet strategjia elektorale e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Ditët e fundit Berisha ka shpalosur disa nga pjesë të programit, ndërkohë që mësohet që porosia që kryedemokrati do t’u lërë krerëve të degëve dhe drejtuesve politikë, është sqarimi “derë më derë” i programi për qytetarët.

Ndërkohë në 11 prill pritet që zyrtarisht Aleanca për Shqipërinë Madhështore të hapë fushatën në sheshin Nënë Tereza.