AKTUALITET, 1 Prill 2025, 11:31

Berisha, takim me bizneset: Zotohem se energjia do të paguhet me 6 lekë. Shqipëria do të ketë çmimin më të lirë në Europë!

Berisha, takim me bizneset: Zotohem se energjia do të paguhet me 6

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar nje takim me perfaqesues te bizneseve ku ka premtuar ulje te cmimit te energjise elektrike, dhe lehtesim te procedurave per investimet.

“Jam këtu për tu zotuar se energjia elektrike do të paguhet me 6 lekë. Shqipëria do të ketë çmimin më të lirë të energjisë në Europë për biznesin, ne e kemi patur, nuk është se po bëjmë diçka të re, do ta rikthejmë sërish fuqishëm në mënyrë që ti japim hapësirë më të madhe investimeve, por edhe të lehtësojmë biznesin”, tha Berisha.