AKTUALITET, 1 Prill 2025, 13:14

Nisin hetimet për administratorin e kompanisë së Internetit: Ndërroi jetë gjatë orarit të punës! 31-vjeçarin e zuri korrenti teksa po instalonte linjën

Nisin hetimet për administratorin e kompanisë së Internetit:

Administratori i kompanisë së internetit, në të cilën punonte 31-vjeçari që humbi dje jetën gjatë orarit të punës po procedohet në gjendje të lirë.

Kujtojmë se i 31-vjeçari ndërroi jetë dje, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.

Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.