AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 09:42

VIDEO/ Nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës: Ja pamjet me dron

VIDEO/ Nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës: Ja pamjet me

Nis puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit. Tashmë po punohet për spostimin fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit.

Kryeministri Edi Rama poston pamje me dron të këtyre punimeve. Zgjerimi i rrugës me nga dy korsi për secilën anë nuk prek asnjë banesë private, por vetëm 2-3 biznese.

Zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m, pra në total do jenë tre korsi hyrëse dhe dalëse plus emergjencat.

Kostoja totale për zgjerimin e rrugës për një afat deri në 24 muaj është 34 milionë euro. Ndërhyrje do të ketë edhe në rrugën ekzistuese. Në përfundim të punimeve shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 130 km për orë.