TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në ditën e pavarësisë ka përshëndetutur turin e Orkestrës Simfonike të Forcave tona të Armatosura për turin e zhvilluar në nder të përvjetorit të pavarësisë, në dis kryeqytete, kryesisht në Bruksel, për performancën e shkëlqyer!
“Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, në Bazën e NATO-s në Bruksel, me një performancë që solli art, emocion dhe krenari shqiptare në zemër të aleancës”, shkruan Rama në rrjetin social!
Konrektisht, me rastin e Festave të Flamurit, 28-29 Nëntorit, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka zhvilluar një tur koncertesh të jashtëzakonshme në disa prej skenave më prestigjioze në rajon dhe Evropë.
Artistët tanë ushtarakë, të njohur për nivelin e lartë profesional e përkushtimin ndaj artit, sollën emocion, kulturë dhe atdhedashuri në Shkup, Prishtinë, Vjenë, Bruksel dhe selinë e NATO-s.
Ky tur koncertesh erdhi si një aktivitet i veçantë kulturor dhe diplomatik, që synon promovimin e vlerave kombëtare, traditës shqiptare dhe rolin e Forcave të Armatosura në prezantimin e Shqipërisë si një vend modern, i aftë dhe kontribuues në arenën ndërkombëtare. Me një repertor të përzgjedhur me kujdes, që bashkoi muzikën shqiptare me vepra klasike botërore, Orkestra Simfonike e FA-së u prit me entuziazëm të madh nga publiku i të gjitha skenave ku performoi.
Meloditë e fuqishme, interpretimet plot elegancë dhe harmonia e orkestrës i dhanë këtyre aktiviteteve një dimension artistik dhe ceremonial, duke shënuar një moment krenarie për institucionet e sigurisë dhe kulturës së vendit. Koncerte që bashkojnë kulturën, artin dhe diplomacinë shqiptare.
Në Shkup dhe Prishtinë, koncertet u pritën si një shenjë miqësie e respekti ndaj bashkëpunimit të ngushtë mes forcave të sigurisë dhe popujve të dy vendeve. Publiku shqiptar dhe maqedonas përjetoi një mbrëmje të mbushur me emocion, ku muzika u shndërrua në urë lidhëse mes vendeve tona.
Vjena, kryeqyteti i muzikës klasike i hapi dyert artistëve tanë ushtarakë me respekt të veçantë. Performanca e Orkestrës Simfonike të FA-së u vlerësua për profesionalizëm dhe nivel të lartë interpretimi, duke treguar se Shqipëria ka një potencial artistik dinjitoz edhe në skenat më të njohura evropiane.
Në Bruksel - zemra e institucioneve të BE-së, koncerti mori një dimension të veçantë simbolik. Ai shërbeu si një mesazh për angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në proceset integruese dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Turin e mbylli një performancë madhështore në selinë e NATO-s, ku përfaqësues të Aleancës së Atlantikut të Veriut ndoqën me vëmendje e admirim interpretimin e orkestrës shqiptare. Ky koncert shënoi një moment të rëndësishëm të diplomacisë kulturore, duke dëshmuar edhe një herë rolin dhe angazhimin e Shqipërisë si vend anëtar i denjë i NATO-s.
Mesazh i unitetit dhe vlerave kombëtare Me këtë tur të suksesshëm, Orkestra Simfonike e orcave të Armatosura jo vetëm nderoi festat tona kombëtare, por njëkohësisht promovoi kulturën dhe identitetin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Performancat e tyre treguan se arti, ashtu si uniforma, mbart mision, disiplinë dhe përkushtim ndaj vendit.
FA-të vazhdojnë të jenë ambasadorë të denjë të Shqipërisë, jo vetëm në misione paqeruajtëse, por edhe në skenat e artit dhe kulturës, duke përçuar vlerat më të mira të kombit tonë përpara botës.
View this post on Instagram