AKTUALITET, 15 Nëntor 2024, 10:15

VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet në Papër 34-vjeçari, pritet ekstradimi në Kosovë

VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik

Erion Etemaj ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 34-vjeçari, banues në Elbasan është arrestuar pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".

Ndaj këtij shtetasi Gjykata Themelore e Pejës më 30 tetor të këtij viti caktoi masën “arrest në burg”. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës i 34-vjeçarit i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Elbasan

I akuzuar nga autoritetet kosovare, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, 34-vjeçari.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

E. E., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 34-vjeçarit.

VIDEO/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik