AKTUALITET, 14 Nëntor 2024, 22:40

Albana Vokshi: SPAK nuk e hetoi thellë sterilizimin, Manastirliu kishte rol sa edhe Beqja

Albana Vokshi: SPAK nuk e hetoi thellë sterilizimin, Manastirliu kishte rol

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u shpreh se SPAK nuk e ka bërë të thelluar hetimin për sterilizimin. Sipas saj, Ogerta Manastirliu ka patur po aq rol sa edhe Beqaj edhe pse nuk është nën hetim.

Ola Xama: Në gjithë këto javë na del e pahetuar ajo e zbatimit të kontratave të sterilizmit. Cilat janë gjetjet që ka bërë komisioni?

Albana Vokshi: Ajo që kemi vënë re është se rezultoi i vërtetë dyshimi se SPAK nuk e ka bërë të thelluar hetimin për sterilizimin se për Check Up nuk kemi informacion. Ju siguroj që ka materiale pa fund që vërtetojnë abuzimin dhe korrupsionin. Kemi bërë ndjekjen e parave. Muratori me kompani me kapital 1000 euro, Ilir Rrapaj, që mori 40 për qind të koncesionit të sterilizimit nuk ka futur asnjë para edhe pse e kishte me kontratë. Ortakët e 4 kompanive i kanë dhënë vetes para.

Ola Xama: Janë gjetur këto të hetimet e SPAK-ut. Janë faturat në vlera rreth 360 mijë euro fatura të konsulencës. Çfarë keni gjetur ju?

Albana Vokshi: Ka qenë prestanome një pjesë e kompanive që kanë krijuar kompani nënkontraktore. Ogerta Manastirliu ka patur po aq rol sa edhe Beqaj edhe pse nuk është nën hetim. Janë dy gra që mbron Rama: Vilma Nushi dhe Ogerta Manastirliu. Ajo do të ketë dosje më vete jo vetëm me sterilizimin. Do të vërtetojmë se kush ka qenë përfituesi direkt. Check Up ka qenë përfituesi.