AKTUALITET, 15 Nëntor 2024, 10:01

"SKY ECC"/ SPAK merr sot në pyetje ish deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja, u arrestua më 21 tetor

"SKY ECC"/ SPAK merr sot në pyetje ish deputetin e PS-së

Pas arrestimit të tij në datë 21 tetor, ish deputeti socialist Jurgis Cyrbja është thirrur sot në SPAK për tu marrë në pyetje nga prokurori Adnan Xholi.

Organi i akzuës ka ngritur tre akuza ndaj Çyrbjas, konkretisht për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje. 

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.

Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 

Në seancat e mbajtuara ne GjKKo Jurgis Çyrbja ka mbajtur qendrim mohues si përdorues i aplikacionit SKY ECC.