TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi i Nisma Thurje, Pano Soko dhe deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për fondet e përfituara nga Vilma Nushi nga koncesioni i Check Up-it në shëndetësi.
Pjesë nga debati
Pano Soko: Kam një pyetje që do tia kisha bërë kryeministrit. A ka qenë Vilma Nushi sponsorizuese e PS-së dhe a e fitoi koncesionin për shkak të këtij sponsorizimi?
Plarent Ndreca: E para, këtë nuk e di, nëse ka qenë sponsorizuese, se nuk kam dokumentacion të administruar. Pyetja është si duhet të përgjigjem?
Pano Soko: Në dijeninë tuaj, ju jeni një eksponent i lartë i PS-së. A ka qenë Vilma Nushi prezente në mitingjet e PS-së, madje edhe në tribunë në ndonjë rast dhe sponsor zyrtar i PS-së në 2013?
Plarent Ndreca: Në ndryshim nga kryetarja e komisionit unë bazohem më dokumentet e komisionit, nuk mund të flas unë me përralla dhe informacione të marra në kafene. Në këtë cilësi unë nuk kam informacion. Në cilësi personale unë nuk kam asnjë informacion se zonja Nushi ka qenë sponsor i PS-së që s’do të thotë asgjë dhe s’ka asgjë të keqe. Nuk jam kaq i vjetër në PS që ta di nëse ka qenë sponsor dhe nuk kam parë ndonjë foto që ka qenë në tribunë, apo që ka qenë eksponent i PS-së, nuk e njoh si të tillë. Unë e njoh si biznesmenë, me aq sa e njoh. Këto dyshimet nuk kthehen në prova.
Pano Soko: Dëshmia kthehet në provë përsa kohë unë jam nën betim. Nëse kjo pyetje i bëhet kryeministrit, cila do të ishte përgjigjia e kryeministrit?
Plarent Ndreca: Kjo nuk është një pyetje që bëhet në komisionet hetimore. Objekti i veprimtarisë nuk është hetimi i Vilma Nushit, por hetimi i kontratave koncesionare.
Pano Soko: Vilma Nushi ka përfituar 1.7 milionë dollarë.
Plarent Ndreca: Nuk bëj dot debat. Vilma Nushi nuk ka marrë para publike, i është dhënë nga publiku para.
Pano Soko: Më kujtove Arben Ahmetajn që thoshte se nuk e paguan publiku, por e paguan buxheti i shtetit.
Plarent Ndreca: Po të lutem nuk është këtu që të qeshësh. Për argumentat e mia unë mbaj përgjegjësi.