TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati dhe deputeti socialist, Plarent Ndreca, debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCn Tv, për refuzimin e anëtarëve socialistë të komisionit hetimor për Sterilizimin që të dëshmonte kryeministri Edi Rama. Bushati tha se po të ishte si Rama dhe "të mos i digjte miza", do të paraqitej në Komision.
Ndërsa Ndreca tha se që të shkosh te kryeministri duhet të kesh një letër që lidhet me çështjen në hetim.
Pjesë nga debati
Andi Bushati: Edhe zonja Nushi është derivat i Ramës dhe nuk do të merrem me të. Më duket absurd pse nuk është Rama, që opozita donte show dhe lanë Beqajn. Nuk besoj se opozita qoftë dhe për show nuk e ka dashur ta ketë Ramën. Argumenti i dytë që edhe ne hoqëm disa ish-ministra të shëndetësisë. Kjo tani është qesharake, të ndërrosh Nard Ndokën me Ramën. E treta, kjo është parë që kur komisioni nuk u lejua për muaj të tërë të ngrihej sepse Edi Rama si për çarter dhe për Becchettin, nuk do të hetohet. Në të gjitha këto kuptime më duket absurd të mbyllet një komision, që kryeministri e ka në program, e jep koncesionin, me dyshime për garë të trukuar. Ju thatë nuk ka rëndësi Rama se Beqja është dëshmitari kryesor. Tani, dëshmitari kyç edhe kur iku nga ministër, zonja Manastirliu vazhdoi dhe i bëri favore koncesioneve firmave përfituese. Pra ka diçka mbi Beqjen dhe Manastirliun. Unë, po të isha si Rama dhe të mos më digjte miza, do të thosha se po shkoj të jap përgjigjet një nga një. Unë nuk bie dakord, me parashtrimet tuaja pse Rama nuk duhej në këtë komision dhe argumentimi juaj nuk qëndron.
Plarent Ndreca: Në fakt pyetje nuk bëre. Unë thashë shumë qartë se ndoshta edhe keni të drejtë se e shihni gjithçka politike. Meqë ishte hera e parë në një komision sfida ime ishte që të bënim një proces të rregullt ligjor. Pa rregulla loje nuk ka ndeshje që fitohet si duhet. Puna e një komisioni nuk është aq politik aq sa tentohet në studio. Komisioni duhet të jetë pa paragjykime. Të shkosh te kryeministri duhet të kesh një letër që lidhet. Një ndër instrumentat e lidhjes është bashkëpnimi me privatin, PPP-të.
Andi Bushati: Në SPAk del se kryeministri ka qenë i informuar.
Plarent Ndreca: Kryeministri nuk i lexon ankimet personale.