AKTUALITET, 15 Nëntor 2024, 09:28

Nisin reshjet e para të dëborës edhe në qarkun e Elbasanit, zbardhet Parku Kombëtar i Shebenikut

Nisin reshjet e para të dëborës edhe në qarkun e Elbasanit,

Dëbora e parë në Qarkun e Elbasanit këtë fund vjeshte ka zbardhur një pjesë të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe Fushën Studen në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit.

Reshjet e para të dëborës kanë filluar gjatë mesnatës dhe kanë vijuar deri rreth orës 07:30 të ditës së sotme.

Në fshatin turistik të Fushë Studen dëbora ka mbuluar gjithçka me një trashësi që nuk e kalon 1 cm.

Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në të gjithë Qarkun e Elbasanit mbizotëron mot i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu.