AKTUALITET, 17 Korrik 2022, 17:08

VIDEO/ Ambulanca merr trupat, zjarrfikësit e forcat e policisë në vend, ja momenti kur largohet nga Mbikalimi i Fushë-Krujës automjeti i viktimave

VIDEO/ Ambulanca merr trupat, zjarrfikësit e forcat e policisë në

Ky është momenti kur ambulanca largon nga vendi i ngjarjes trupat e tre viktimave të masakrës me armë zjarri te Mbikalimi i Fushë-Krujës.

Ndërkohë që në vend ndodhen dhe forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë. Automjeti i viktimave është larguar me një karroatrec pas djegies totale nga zjarri.

Makina shpërtheu në flakë pasi u qëllua me breshëri plumbash. Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u vranë në atentat. Vata u gjet jashtë makinës, teksa Martinaj dhe Hoxha u dogjën brenda saj.

Martinaj është një emër i njohur nga policia dhe i dyshuar dhe shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela.