TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, përveç kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
Në pamjet e publikuara nga Abazoviç, shihet kryeministri i vendit Rama, krah për krah me ministren Spiropali.
Rama dhe Abazoviç ndodhen në Ukrainë me ftesë të Presidentit Zelesnky.
Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një udhëtimi 12 orë me tren dhe pritet që pasdite të takojnë Presidentin Zelensky.