AKTUALITET, 14 Qershor 2022, 20:14

Zhvendosja e “Sunny Hill” në Shqipëri/ Reagon Rama: S’ka si Tirona jo! Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit

Zhvendosja e “Sunny Hill” në Shqipëri/ Reagon Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që festivali “Sunny Hill” do të organizohet në Tiranë dhe jo në Prishtinë. Sipas kreut të qeverisë, ky është një lajm i mirë, duke shkruar: “S’ka si Tirona jo”.

Po ashtu Rama shkruan se javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit.

Postimi i Ramës

LAJM I MIRË

Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre.

S’ka si Tirona jo!