TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin Lazër Çardaku pas shkarkimit nga Kolegji i Pavarur të Kualifikimit.
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 812, datë 08.11.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Lazër Çardaku. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thotë njoftimi.
Trupi gjykues përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi.
Prokuroi u shkarkua nga detyra më 8 nëntor 2024 pasi KPK evidentoi probleme në deklarimin e pasurisë që u konsideruan se cenonin besimin e publikut te drejtësia.
Ndërkohë, Çardaku u vlerësua i besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se kishte arritur nivelin minimal kualifikues për profesionalizmin.
Lazër Çardaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Pukës dhe në 1999-ën është emëruar si prokuror në Shkodër. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Matit në vitet 2008-2012 dhe më pas e ka ushtruar funksionin si prokuror i shkallës së parë dhe i Apelit.