AKTUALITET, 29 Janar 2026, 09:22

Fondet e dëmshpërblimeve/ Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës në 15 bashkitë e prekura

Fondet e dëmshpërblimeve/ Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë të dhënat se sa dëmshpërblim do të përfitojnë secila prej 15 bashkive të prekura.

Ndarja sipas bashkive:

Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë
Gramsh – 86,6 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë
Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë