TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Princ Leka ka kujtuar mamanë e tij të ndjerë me një postim prekës në ditën e saj të lindjes.
Teksa kaq shpërndarë një foto kujtim nga fëmijëria përkrah saj, Princ Leka ka ndarë mallin për mamanë duke shkruar se vendin e saj nuk e zë dot askush.
“Asgjë në këtë botë nuk mund ta zëvendësojë dashurinë që më dhe, e cila është bërë rrënjë brenda meje dhe më mban ende në këmbë,” shprehet ai teksa shton se edhe pse ajo nuk është më krah tij është një dritë në jetën e Princit:
Ti je bërë dritë te unë, forcë në heshtje dhe përqafim i padukshëm që më shoqëron kudo. Ti më mësove se dashuria është forcë, durimi është fuqi, dhe mirëqenia e zemrës nuk ka çmim,”
Postimi i plotë:
Sot, në ditën e ditëlindjes tënde, koha më ndalet për ty, mami. Një ditë pa qirinj, por e mbushur me dritën e kujtimeve.
Asgjë në këtë botë nuk mund ta zëvendësojë dashurinë që më dhe, e cila është bërë rrënjë brenda meje dhe më mban ende në këmbë.
Ti je bërë dritë te unë, forcë në heshtje dhe përqafim i padukshëm që më shoqëron kudo.
Ti më mësove se dashuria është forcë, durimi është fuqi, dhe mirëqenia e zemrës nuk ka çmim.
Zëri yt, këshillat e tua, ngrohtësia jote janë udhërrëfyese në zemrën time.
Gëzuar ditëlindjen.
Je dritë që nuk perëndon kurrë.
