AKTUALITET, 29 Janar 2026, 10:08

VIDEO/ Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve, Rama: Sot u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen

VIDEO/ Konkursi për Shtëpinë e Fëmijëve dhe kompleksin

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Duke u uruar suksese të gjithë arkitektëve, Rama renditi disa prej projekteve që janë në fazë të avancuar apo që janë gati të marrin lejen e zhvillimit.

Sa për projektet për të cilat do të prezantohen, kryeministri u shpreh se kjo do t’u japë rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen.

“Falë këtij procesi, do të kemi më në fund pas vitesh stadiumin e përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po nënshkruajmë së bashku, Bibliotekën e re Kombëtare, mjedis i shumënevojshëm prej vitesh dhe një tjetër vepër e spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por arkitekturës bashkëkohore, do të kemi një kompleks të ri zyrash për administratën, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që mori mbështetjen konsensuale të jurisë ndërkombëtare dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik. Sot në këtë projekt u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe për korpusin e ri të inspektoriateve.

Dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi vërtet nga hiçi u krijua nga e para dhe sot është gati të bëjë një hop tjetër”, tha Rama.

Rama: Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumënevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër të spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore.

Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.

I hapim rrugën dy drejtimeve të reja për krijimin e kushteve për fëmijët që janë në duart e solidariteti, jetimët dhe për korpusin e ri të inspektorateve. Dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi dhe sot është gati të bëjë një ‘hop’ tjetër.

Ndërkohë që Shqipëria është bërë pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që u jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptar, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të marrin dije. U them atyre që do humbin, që këtu në Shqipëri nuk ka të humbur, edhe humbja është prezantim me vendin, dhe vendi nuk i lëshon!