TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, pedagogia e ekonomikut Matilda Shehu dhe ish shefi ekonomik në departamentin e kërkimit në BSH, pedagogu Selami Xhepa janë tre kandidatët e vetë ofruar për tu bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që kanë marrë edhe mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Media mëson se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit të PS këtë të hënë.
Me këtë përzgjedhje lihet jashtë Luljeta Minxhozi, që kërkoi të rizgjidhej si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Minxhozi u emërua anëtare në vitin 2018, dhe ka mbajtur edhe postin e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë.
Aktualisht janë 6 vakanca në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por Kuvendi ka shpallur 3 vakanca, ndërsa 3 propozime për vakancat e tjera do të bëhen nga qeveria.
Për 3 vakancat e Kuvendit u vetëofruan 20 kandidatë, nga të cilët përzgjidhen vetëm tre. Ndërsa qeveria deri më tani ka propozuar ish ministrin e financave Ervin Meten dhe Jonida Prifti që vjen nga sektori bankar. Mbetet edhe një kandidat për tu propozuar nga qeveria, të cilët më pas do të miratohen në Kuvend.