TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër militantët e PD, të arrestuar pas protestës së dhunshme të mbajtur më 28 shkurt, janë liruar nga qelia ndërsa gjykata iu ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.
Në protestën e 28 shkurtit mbizotëroi kaosi dhe dhuna, ku militantët sulmuan me molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha (brenda së cilës ndodheshin 10 artistë dhe disa pjesëtarë të stafit) dhe koshat e mbeturinave.
Po ashtu pati edhe përplasje mes militantëve dhe Policisë, përkatësisht përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në zonën e ish-Bllokut, ku efektivët u goditën me gurë dhe sende të forta.
Në protestën e 28 shkurtit, ndryshe nga tubimet e organizuara herë të tjera, nuk kishte fjalime politike në podium, por u zhvillua një marshim në zona të ndryshme të Tiranës dhe në një moment kur po mendohej se gjithçka po shkonte më qetë se herët e kaluara, u zbrazën breshëri molotovësh e fishekzjarrësh te vila e Enver Hoxhës.
