TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka shënuar një histori tjetër suksesi në përballjen 5 vjeçare me ish kreun demokrat Lulzim Basha, te cilin ka arritur jo vetem ta shkarkoje por dhe ta deboje nga partia!
Dhe në pamundësi të fitoreve ndaj qeverisë, PD e Berishës ka arritur këtë tjetër fitore ndaj Lulzim Bashës.
Sipas njoftimit zyrtar, është rikthyer faqja e PD-së në rrjetet sociale.
Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar ri-aktivizimin e faqes së saj origjinale në Facebook dhe rikthimin e emrit zyrtar në rrjetet sociale.
Në një njoftim publik, bëhet me dije se emërtimi i përkohshëm “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë”, në përputhje me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi nr. 723, datë 11 qershor 2024).
Sipas deklaratës, ky vendim konfirmon të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike, duke reflektuar kështu emrin e ligjshëm të institucionit edhe në platformat sociale.