AKTUALITET, 3 Mars 2026, 11:07

Tryeza për 'Zgjedhoren', Gjiknuri paralajmëron draft të përbashkët me opozitën: Jo financime nga krimi, biznesi apo shtetet e huaja. Të mos kemi inate partizane

Tryeza për 'Zgjedhoren', Gjiknuri paralajmëron draft të

Ka nisur tryeza e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore ku po diskutohet mbi financimin e partive politike.

Damian Gjiknuri ka deklaruar se është rënë dakord që si mazhoranca ashtu edhe opozita do të dalin me një draft të përbashkët në mënyrë që të shmangen kundërshtitë më tej.

“Me opozitën kemi vendosur të dalim e një draft të përbashkët që ky ligj të mos ketë inate partizane, por rregulla të gjithë pranuara. Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia.

Duhet trasparencë për burimet financiare dhe të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetit, interesa të shteteve të tjera apo nga krimi”, tha ai.

Sipas tij, nuk duhet të lejojnë që të bëhet barrë për partitë e vogla, por gjithashtu shtoi se duhet të parandalojnë edhe financimet e paligjshme nga krimi apo nga ndikimet e huaja.

“Ndërtimi i një ligji me parametrat që kërkon koha është objektiv i rëndësishëm i joni. Çështje e rëndësishme por kemi masa pak më të mëdha politike se përmirëson një gjë që i shërben të gjitha partive politike. Ligji nuk do të udhehiqet nga parimi që njëra forcë të dominojë tjetrën, do të jetë proporcional, me standartet më të mira por edhe duke marrë parasysh edhe jetën shoqërore dhe traditën e shoqërisë.

Duke mos u kthyer një barrë e rëndë për partitë e vogla politike që mbase mund ta kenë më të vështirë nga kërkesat që mund të bëhen nga ky ligj. Duhet të gjejmë jë balanca që tregon transparencë, kontroll, autditim të pavarur dhe të parandalojmë fenomene që janë ndikime të paligjshme si financimet nga burime të papranueshme, qoftë nga bota kriminael e interesa biznesi të lidhura me pushteti apo fuqi të huaja.”, tha ai.