TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i vendit Bamir Topi komentoi vendimin e GJKKO-së për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion, në lidhje me dosjen ‘Partizani’.
Topi tha se nuk i vjen mirë për çdo kënd që shkon drejt një akuze, por ka ardhur koha që gjërat të qartësohen. Në lidhje me mospranimin e Berishës për t’u paraqitur në GJKKO, ish-presidenti tha se kjo mund të jetë një taktikë e mbrojtjes së tij.
“Në rast se nuk shkon në GJKKO është çështja e tij, mund të jetë dhe taktikë e mbrojtjes. Mund të jetë dhe në stereotipin e tij. Nuk më vjen mirë për askënd që shkon drejt një akuze. Nuk më vjen mirë sigurisht. Por, nga ana tjetër ka ardhur koha që gjërat duhet të qartësohen.”, tha Topi.
Pyetjes nëse i beson SPAK, Topi tha; “Institucionin e bëjnë njerëzit. S amë shumë njerëz me personalitet… Unë disa i kam njohur kur kam qenë President. Duke u rritur natyrisht që niset dhe masa kritike. Kur diskutojmë për SPAK nuk themi se janë në perfeksion, por janë ende në fillim.”.