AKTUALITET, 9 Shkurt 2026, 22:26

Abilekaj: Reforma në drejtësi ka dështuar, por nëse ndërhyn politika, e kompromenton

Abilekaj: Reforma në drejtësi ka dështuar, por nëse

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ballukun, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se duhet një ndërhyrje tjetër politike, por kjo, sipas tij, do ta kompromentonte reformën.

“Shumë ngjarje që kanë ndodhur tregojnë që reforma në drejtësi nuk ka funksionuar ashtu siç duhet, ose themi ka shumë probleme.

Themi ka dështuar në këtë qëllim për zyrtarët e lartë. Nuk mund të themi që ka dështuar, por ka dështuar totalisht.

Në radhë të parë çdo reforme i prin një vullnet politik, i prin pranimi konsensual i të gjitha palëve që do të njohin vendimet dhe nuk do të sulmojnë palët që do të marrë vendimet. Kështu që ne jemi sot një në këtë ngërç të reformës në drejtësi, që nga dita e parë që është krijuar edhe deri sot.

Një herë kemi pasur opozitën kundër reformës, tani kemi mazhorancën që kërkon të rishikojë reformën. Mosbesimi mes palëve është rritur, konflikti mes institucioneve është rritur dhe nuk ka askush kush të përgjigjet. Prandaj, kjo e gjykatës kryesore mosvendimi është vendim për mosvendim.

Na ka prekur, sepse kuptuam që kemi shkuar në një rrugë pa krye. Nuk ka kush të japë vendim. Në qoftë se do të çojmë prapë reformën në parlament, atëherë i bie të fillojë nga e para.

Problemi është si të zgjidheshin çështjet pa çuar reformën në parlament, pa e riparë kodin e procedurës penale dhe pa e parë kushtetutën, sepse në qoftë se shikojmë këto, atëherë kemi filluar reformën në drejtësi.

Kështu që për mua, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ishte shumë i rëndësishëm dhe mendoj që kjo reflektohet te të gjithë.

Ne sot kemi një reformë në drejtësi që nuk e mban dot veten dhe i duhet një ndërhyrje tjetër politike, por çdo ndërhyrje politike e kompromenton reformën drejtësi”-tha Abilekaj.