TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Mentor Nazarko, Andi Tela dhe Baton Haxhiu, shpjeguan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se çfarë do të ndodhë pas vendimit 4 me 4 të trupës së Gjykatës Kushtetuese ndaj padisë së kryeministrit Rama për pezullimin e Belinda Ballukut.
Pjesë nga biseda
Mentor Nazarko: Ka disa elemente që ia japin iniciativën Ramës dhe ai vendimi sot në takimin e Ramës me grupin parlamentar, me tre pika, parashikon saktësisht këtë. Pra, që ne do ta rishikojmë legjislacionin, do të shikojmë kushtetutën, do të shikojmë kodin e procedurës penale. Dhe e dyta, Këshilli i Mandateve nuk ka ngut.
Meqenëse masë proporcionale është masa e pezullimit të zonjës Balluku, po është dhe një gjë tjetër që nuk e kemi përmendur, që zonja Balluku para se zoti Rama të vinte në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nga pozita ngushtësisht juridike, jo i lidhur me fatin e zonjës Balluku. Ka bërë një padi vetëm në Apelin e GJKKO-së. Pra, GJKKO-ja e pezulloi, sepse e tha prit të shprehet Gjykata Kushtetuese. Kështu që kemi edhe një raund tjetër, një betejë tjetër të Ballukut në GJKKO. Pra, ajo ka konsideruar vendimin për pezullim si të padrejtë dhe ka apeluar. Dhe ka bërë apelim. Në momentin që Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim, Apeli duhet të shprehet në çështjen Balluku përsëri.
Andi Tela: Vendimi i marrë të premten nga Gjykata Kushtetuese ka tre pika. Ka rrëzimin e kërkesës, heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e mbledhjes së mëparshme, dhe ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare. Në këtë moment që ne po flasim, ky vendim nuk është botuar në fletoren zyrtare, pra që nga e premtja e deri tan, Belinda Balluku vazhdon të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjitikës dhe ne nuk e dimë se sa do zgjasë kjo gjëja, sepse Gjykata Kushtetuese ka të drejtë, ka afat 5 ditë. Precedenti thotë që ditën që Gjykata Kushtetuese pezulloi pezullimin, vendimi u botua për dy orë në fletoren zyrtare brenda asaj dite. Ajo vazhdon të kryejë detyrën, të firmosë, po derisa të zyrtarizohen, të formalizojnë gjërat. Do duhej që vendimi të ishte botuar sa më shpejt. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, argumenti që dolën 4 me 4, se mungonte i 9-ti, qëndron sigurisht se po të ishin 9, nuk do bëhej, është në ngarkim të kuvendit që nuk ka arritur të zgjedhë anëtarin e 9 të Kushtetueses dhe të KED që i mban në sirtar gjithë këto verifikimet se u bë një vit e gjysmë që nuk zëvendësohet ajo që ka dhënë dorëheqjen.
Baton Haxhiu: Meqë po flasim për GJ/k, rezultati nuk prodhoi interpretim kushtetues. Nuk vendosi kufij të po dhe jo, por prodhoi pasoja. Pasojat mund të vijnë edhe te ndryshimi i ligjit. GJK nuk kishte parasysh se çfarë rëndësie ka ky koment i saj, nuk rregulloi tensionin mes dy pushteteve. Pikërisht këtu, ky sistem ose ky vendim e bëri sistemin e drejtësisë të fitojë fuqi kundrejt sistemit ekzekutiv, ose pushtetit ekzekutiv. Ekzekutivi, kur humbet betejën dhe GJK nuk sjell vendim, atëherë ndërhyn te vetëvetja, pasoja. Më brengos, pse një pjesë e gjyqtarëve e sheh këtë si rrezik institucional dhe pjesa tjetër si domosdoshmëri ligjore. Krejt në fund, prokuroria po vepron, ose GJK ia la prokurorisë të veprojë edhe si autoritet moral, ekzekutiv dhe kjo është e tepërt.