AKTUALITET, 9 Shkurt 2026, 21:36

“Mos na ofendo kështu!”/ Haxhiu debaton me avokatin për vendimin për Ballukun: Anëtarët e GJK janë të paaftë dhe të rrezikshëm!

“Mos na ofendo kështu!”/ Haxhiu debaton me avokatin për

Analisti Baton Haxhiu debatoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, me ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, për vendimin 4 me 4 të GJK për Ballukun.  Muçi tha se ky është një vendim që tregon edhe gjendjen ku është GJK me 8 nga 9 anëtarë, ndërsa Haxhiu u shpreh se anëtarët e GJK janë treguar të paaftë e të rrezikshëm dhe nuk e meritojnë të jenë në atë institucion.    

Pjesë nga debati

Baton Haxhiu: Si mundet një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të thotë që të gjendet një mënyrë? Ky ështe tensioni real. Dhe të vendosësh 4 me 4 kjo është është të mos kesh guxim institucional dhe profesional dhe të jesh i paaftë ta zgjedhësh për po ose jo.

Muçi: Unë respektoj mendimin e secilit. Se e kanë lënë gjykatën Kushtetuese kështu. Po kur ishte bosh Gjykata Kushtetuese, 3-4 vite?

Haxhiu: Ne e kemi një tension mes dy pushteteve, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Si është e mundur që gjyqtarët e GJK nuk kanë fuqi morale, profesionale ta zgjidhin dhe ta lënë 4 me 4? Sot për mua janë të paaftë, të rrezikshëm dhe që nuk meritojnë të jenë në atë institucion.

Muçi: Mendimi i secilit është profesional. Por sa kohë që institucionet e kanë lënë me 8 anëtarë, mundësia e daljes 4 me 4 është evidente. Profesionalisht, pse nuk ishte 8 me 0?

Haxhiu: Nuk kërkoi kush 8 me 0. Roli i GJK është të paqësojë paqartësitë. Nuk mund të dalë GJK me 4 me 4.

Muçi: Kryetari nuk ka rol në atë gjykatë, ka votën njëlloj, vetëm organizon mbledhjen.

Haxhiu: Mos na ofendo kështu, kjo është interpretim për fëmijë.

Muçi: Nëse nuk e kupton, nuk është faji im.

Haxhiu: Kryetarja vërtet drejton një mbledhje, por ajo duhet ta shterte vendimin, nuk duhet ta linte varur vendimin. GJK kur ka konflikte të tilla duhet ta sjellë një vendim.

Muçi: E solli, 4 po, 4 jo.

Haxhiu: Ka sjellë një vendim politik të njerëzve që nuk kanë guxim dhe ta kenë vendin aty...